Era e pakëndshme: 5 rregulla për eliminimin e saj!

Kjo erë e pakëndshme mund t’jua prishë mbrëmjen e bukur. Nëse jeni të vetëdijshëm për erën tënde, atëherë nuk do të lejoni, sepse e dini që goja juaj nuk është edhe aleat aq i mirë.

Me këtë problem ballafaqohen shumë njerëz të të gjitha grupeve.  Shumica janë të bindur që nëse rregullisht i lajnë dhëmbët mund ta zgjidhin këtë problem.

Prandaj po ju tregojmë në vazhdim 5 zgjidhje të efektshme për luftën me aromën e pakëndshme.

1. Hani një copë bukë

era goja2

Jeni në dietë pa hidrokarbure? Era e pakëndshme shpesh është shprehje e ushqimit të pabalancuar e ashtuquajtur erë “ketonike”, është pasojë e ushqimit, i cili nuk përfshin hidrokarbure. Herën tjetër kur në restorant porosisni një fetë buke pa shtesa, mendoni për erën.

2. Mos harroni ta pastroni gjuhën

era goja3

Era e pakëndshme mund të jetë pasojë e higjienës së pamjaftueshme të gojës dhe e shëndetit të keq oral. Bakteret, të cilat i zbërthejnë mbetjet e ushqimit në gavrën e gojës apo edhe kariesi i dhëmbëve (!) janë ato që shkaktojnë erën e pakëndshme.

Prandaj, larja e dhëmbëve me brushë është e domosdoshme si edhe përdorimi i perit për pastrim të tyre – kurrë mos harroni të pastroni edhe gjuhën.

Uji për pastrim dhëmbësh është praktik dhe  freskim i  gavrës së gojës, mirëpo ka më shumë qëllim kozmetik – nuk eliminon shkaktarin e erës.

3. Çamçakëzi

era goja4

Lëngu i gojës (jargët) janë arma më efikase kundër erës së pakëndshme, sepse tërë kohën shpëlajnë dhëmbët, gjuhën dhe gavrën e gojës, andaj gjithsesi eliminon mbetjet e ushqimit dhe bakteret, të cilat do të qëndronin në gojë.

Veç kësaj, jargët kanë edhe efekt antiseptik, sepse përmbajnë enzima të cilat shkatërrojnë bakteret. Sa më shumë të kemi jargë, do të thotë më pak baktere në gojën tonë.

Çamçakëzi, natyrisht, pa sheqer, nxit tajitje të jargëve, andaj njëkohësisht edhe shtresat në dhëmbë dhe mbetjet e ushqimit. Çamçakëzi me aromë kanelle është më i efektshmi dhe më me sukses lufton kundër erës së pakëndshme.

4. Uji

era goja5

Nëse keni humbur lëngje, keni erë të pakëndshme, atëherë mos harroni të pini ujë edhe kur jenë në punë. Uji që pihet me pip është zgjedhja më e mirë.

Kujdesuni që pirja e ujit t’ju bëhet shprehi, sepse shpesh as që e vërejmë që jemi të etur. Furnizimi i mjaftueshëm i trupit me ujë  ka efekt të mirë për trupin – eliminimi i erës së pakëndshme është vetëm njëri ndër efektet.

5. Përjashtoni të gjithë shkaktarët e mundshëm

Dentist Holding Dental Tools

Kariesi dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarë të shpeshtë të erës së pakëndshme. Shkoni te stomatologu, nëse keni ndjenjën që era nuk është pasojë e makaronave të cilët i keni ngrënë para një ore, por është gjendje e vazhdueshme.

Stomatologu me siguri do të zbulojë kariesin apo sëmundjen e mundshme të mishit të dhëmbëve, të cilat do t’i shërojë.

Pos këtyre, shkaktarë mund të jenë edhe veshkat dhe mëlçia, andaj kërkoni ndihmë na mjeku, nëse stomatologu nuk mund t’ju ndihmojë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply