Magjia e shtretërve të rrumbullakët

Nëse keni mundësi, respektivisht hapësirë të mjaftueshme në shtëpinë/banesën tuaj, atëherë mendoni për blerjen e një shtrati të rrumbullakët. Shtretërit e tillë janë joshës për të pushuar dhe për t’u kënaqur.

Magjia e rrethit është ajo që i bën këta shtretër të përkryer në të gjitha aspektet.

Një shtrat i rrumbullakët nuk do të ndikojë shumë në kualitetin e gjumit tuaj, mirëpo – sipas dizajnerëve – do t’ju bëjë më të lumtur kur të zgjoheni në mëngjes.

shtrati rr12

Gjatë blerjes së shtretërve të rrumbullakët duhet të keni parasysh dimensionet – sepse ato nuk janë të njëjta me shtretër klasikë drejtkëndësh.

Nëse flini vetëm, atëherë, diametri i këtij shtrati nuk duhet të jetë më i vogël se 220 cm – sepse sapo të largoheni nga mesi i tij, gjatësia e shtratit shkurtohet.

Ky fakt është shumë i rëndësishëm edhe kur blini shtrat të rrumbullakët për çift, sepse kërkon një dhomë shumë të madhe të gjumit.

Nëse, megjithatë, nuk keni hapësirë të mjaftueshme, atëherë ekzistojnë zgjidhjet alternative – sepse tashmë mund të gjeni në shitje shtretër të rrumbullakët që palosen. Pra, në kohën kur nuk ju duhet për gjumë, apo për ‘aktivitete’ të tjera – ju thjeshtë mund ta palosni dhe ta shndërroni atë në një kanape.

shtrati rr14

Preferohet që shtrati i rrumbullakët ta ketë pjesën e ngritur të koka, sepse, për shkak të formës së tij, vështirë qëndron pranë murit.

Pjesa e ngritur mundëson të relaksoheni më mirë derisa jeni duke lexuar, biseduar, shikuar televizion… Andaj, dhe sa më shumë jastëk do të ishin të mirëseardhur në këtë shtrat. /NGJYRA.COM/

shtrati rr13 shtrati rr9 shtrati rr7 shtrati rr6 shtrati rr11 shtrati rr5 shtrati rr4 shtrati rr1 shtrati rr15 shtrati rr8 shtrati rr10 shtrati rr2 shtrati rr3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply