Njiheni të dashurin tuaj në bazë të luleve të cilat jua dhuron!

Nëse akoma nuk e keni njohur mjaft dhe ai nuk e di se cila është lulja juaj e adhuruar, do t’ju ndihmojmë që ta njihni më mirë në bazë të luleve që jua dhuron! Ja kuptimi i shtatë luleve shumë të bukura dhe zbulojeni ju se cilin tip të mashkullit do ta zgjidhni:

1. Luledielli

luledielli1

Mashkulli i cili ju dhuron këtë bimë shumë të mrekullueshme me siguri është pak a shumë  tip jokonvencional, mbase nga pak “hipi” dhe ka shpirt të lirë. Të jeni të sigurta që me të nuk do të mungojnë kurrë argëtimet.

2. Tulipanët

tulipanet2

Është adhurues i motit të mirë, nuk brengoset shumë për rregullt dhe me siguri së paku një herë në jetë ka qenë në Holandë. Me siguri do të përjetoni shumë çaste të hareshme dhe argëtuese me këtë tip mashkulli.

3. Narcisët

narcisi3

Për këtë lule thonë se është shumë melankolike. Tipat e këtillë janë paksa të lirë, kështu që mashkulli i këtillë mendon mirë për situatën financiare dhe me siguri do të marrë vendime të mençura financiare, por do të jetë njeri i kujdesshëm ndaj jush.

4. Trëndafilat

trendafili4

Trëndafilat romantikë patjetër janë shpatë me dy tehe, kur është fjala për lulen të cilën jua dhuron. Tipi i cili ju dhuron këto lule është tradicional. Kjo mund të jetë gjë e mirë, mirëpo nga ana tjetër mund të dalë edhe keq. Me meshkujt që dhurojnë shpesh trëndafila, duhet pasur kujdes.

5. Lule shqerre

lule shqerre5

Këto janë lule të mrekullueshme, unike dhe të bukura. Këto mund t’i prisni dhuratë nga mashkulli i cili është kreativ. Mbase mund të jetë edhe artist apo muzikant.

6. Lulet e mbledhura vetë nga fusha

lule fushe 6

Ky mashkulli për shumë vajza është princ i ëndrrave. Nëse ai ka kaluar kohën duke mbledhur lule, ajo që e ka joshur është se ka menduar për ju. Duhet ta dini se është njeri besnik dhe dikush që me siguri gjithmonë do t’i marrë parasysh kërkesat tuaja.

7. Orkidetë

arkide 7

Këto lule simbolizojnë rregullsinë dhe thjeshtësinë, njëkohësisht edhe kuptim të mirë për dizajn dhe estetikë. Këta tipa janë idealë për ato femra të cilat dëshirojnë t’i mbajnë gjërat nën kontroll. /NGJYRA.COM/    

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *