Puzzlewood – pylli i mistershëm që joshë kineastët

Puzzlewood është një destinacion i popullarizuar turistik në pyjet Dean, në Gloucestershire të Anglisë. Kjo trevë dominohet nga formacionet e veçanta të shkëmbinjve, shpellat e mistershme dhe drunj të vjetër, si dhe një mori stigjesh enigmatike, që duken sikur labirinth.

Në Puzzlewood janë xhiruar filmat “Merlin” dhe “Dr. Who”…, ndërsa ka shërbyer si inspirim edhe për një pjesë të filmit “Lord of the Rings” të Tolkienit (i cili është vizitor i rregullt i këtij pylli).

Puzzlewood angli 004

Përgjatë viteve, në këtë pyll janë gjetur me shumë se 3.000 monedha romake të shekullit të 3-të. Ndërkaq, që nga koha kur romakët janë larguar nga Puzzlewood, të gjitha stazat, shkallët dhe strukturat që dikur kishin shërbyer për nxjerrjen dhe transportin e xeheve, janë mbuluar nga lisat dhe myshku – duke i dhënë aurë shtesë misterit që mbulon këtë pyll dhe kënaqësi të veçantë për gjahtarët e thesarëve.

Pos pyllit, në Puzzlewood mund të gjenden dhe kafshët shtëpiake, tavolinat për piknik, disa kefene, dyqani i suvenirëve si dhe këndi i lodrave për fëmijë. Turistët ndërkaq, mund ta vizitojnë këtë trevë mistike duke paguar biletën që kushton 5 funte. /NGJYRA.COM/

Puzzlewood angli 008 Puzzlewood angli 006 Puzzlewood angli 005 Puzzlewood angli 013 Puzzlewood angli 003 Puzzlewood angli 002 Puzzlewood angli 010 Puzzlewood angli 012 Puzzlewood angli 014 Puzzlewood angli 015 Puzzlewood angli 007 Puzzlewood angli 011 Puzzlewood angli 001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply