Rrugët më të mira në botë për ngasje të makinës

Megjithëse në Evropë ka me të vërtetë rrugë të mrekullueshme për ngasje të makinës, del se perlat e vërteta gjendet dikund tjetër. Me pamjet që lënë pa frymë dhe pistat si të mëndafshta – apo dhe të rrezikshme tej mase, këto rrugë iu ofrojnë ngasësve përvojën më të mirë të mundshme.

 Autostrada 1 – Kaliforni, SHBA

rruga aventure01

Pamjet dhe bukuria natyrore magjepsëse në të gjitha anët përgjatë kësaj autostrade, në  bregdetin  e  Kalifornisë, e bëjnë epike ngasjen e makinës.

Autostrada e ngritur San Juan – Kolorado, SHBA

rruga aventure02

Me 380 km, kjoështë një nga rrugët më të gjata në këtë listë rrugësh.Autostrada San Juan veçohet me kalimet mahnitëse nëpër male.

Rruga e Oqeanit të Madh – Australi

rruga aventure03

Mund të thuhet se e meta e vetme e kësaj rruge, rreth 240 km e gjatë, që kalon përgjatë bregdetit piktoresk jugor të Australisë, është se mund të dëshironi ta ndalni makinën për të shijuar pamjet përreth saj.

Bregu Perëndimor – Zelandë e Re

rruga aventure04

Kjo rrugë që përshkon Alpet e  Zelandës së Re, veçohet me pjesët e saj të gjata të drejta dhe kthesat e  shumta, të cilat e bëjnë  ngasjen e makinës aq sfiduese dhe të paharrueshme për  kohë të gjatë.

Mali Tianzi – Yongzhou, Kinë

rruga aventure05

Si një video-lojë, kjo rrugë që gjarpëron lartë e poshtë malit Tianzi, në Kinë, me siguri ka kthesat më mbresëlënëse në planet. Pamje më të mira se këto nuk mund të gjinden askund tjetër, andaj për adhuruesit e udhëtimit me makinë kjo është një qershi mbi tortë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply