Traditat më bizare seksuale

Kjo përmbajtje e tekstit nuk u preferohet të rinjve nën 18 vjeç. Nëse jeni më të rinj se 18 vjeç, dilni nga ky shkrim.

Thuhet njëqind njerëz – njëqind tabiate. Gjatë historisë njerëzore shumica e popujve kanë pasur tradita të ndryshme të pazakonshme – nga masturbimi publik deri te përpirja e spermës – ndërkaq disa nga to ekzistojnë madje edhe në këtë shekull.

Gëzuar! Me fund!

biza6

Sambijët janë fisi i Papua Guinesë së Re dhe djemtë e këtij fisi mund të konsiderohen që kanë arritur pjekurinë kur përpijnë spermën e eprorëve të tyre sapo t’i mbushin 17 vjeç.

Kjo nuk është e vetmja pjesë bizare e rritjes së fëmijëve të gjinisë mashkullore të këtij fisi – nga mosha shtatëvjeçare e tyre deri te rituali i pjekurisë jetojnë vetëm bashkë me meshkuj, andaj rregullisht shkaktojnë gjakrrjedhje nga hundët.

Pasi të martohen meshkujt vazhdojnë t’i shkaktojnë vetes gjakrrjedhje nga hundët – njëkohësisht kur bashkëshortet e tyre i kanë menstruacionet!

Bëhesh synet dhe shikon a janë pjekur

biza7

Mardugjarët nga Australia kanë ritualin e pjekurisë i cili kombinohet me barbarizmin e bërjes synet bashkë me përpirjen e lëkurës së prerë nga penisi. E po të mos ju shkojë mendja se ajo më e keqja ka kaluar – kur të shërohen djemtë nga syneti, pason prerja.

U bëhet prerje në anën e poshtme të penisit gjatë tërë gjatësisë, e cila mund të jetë aq e thellë sa që tërë jetën urinojnë nëpërmjet vrimës së posa hapur.

Supozojmë se me siguri ekziston ndonjë arsye për tërë atë veprim, mirëpo kemi konkluduar se mbase është më mirë të lihet për ndonjë shkrim për besimet më bizare.

More, harroje Ibizën…

biza8

Në Haiti ekziston qyteti i quajtur Saut d’Eau, në të cilin çdo verë mbahet rituali kushtuar Perëndisë së dashurisë. Ata të cilët praktikojnë ujin lahen dhe marrin pjesë në orgjinë e madhe.

Rituali bizar tingëllon pothuajse i pakuptueshëm, mirëpo nëse keni imagjinuar shumë trupa lakuriq të gërshetuar nën rreze të hënës të shpërndara në ujëvarë, e keni  gabim. Fjala është për shumë trupa lakuriq të mbuluar me baltë dhe gjak të kafshëve të viktimizuara.

Shkurt,më parë fjala është për skenë horrori sesa për ndonjë skenë pornografie.

Të gjitha mbeten brenda familjes

biza9

Popullata e Nepalit ka shumë pak tokë të punueshme të përshtatshme për bujqësi, andaj gjatë një kohe shumë të shkurtër ka ndodhur që me rastin e trashëgimisë së parceles sipërfaqet e tokës të bëhen gjithnjë e më të vogla.

Banorët e mençur zgjidhjen e kanë gjetur në martesën e të gjithë vëllezërve me vetëm një femër – në këtë mënyrë toka mbetet e pandarë, sepse familja e madhe jeton nën një kulm.

Divorci i suksesshëm duke ikur

biza10

Wodaabijët nga Nigeri kurorëzohen me nipa apo kushërinj dhe me fëmijë të motrës. Ato martesa të para i organizojnë prindërit, mirëpo shumica e të martuarve arrijnë të “divorcohen” në festivalin Gerewol.

Një herë në vit wodaabijët tubohen në festivalin Gerewol me fytyra të ngjyrosura dhe me kostume të bukura, andaj përpiqen që të joshin gratë e huaja. Ata të cilët arrijnë të ikin fshehurazi bashkë me vajzën nga vendi i argëtimit, konsiderohen zyrtarisht si çift bashkëshortor.  /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply