Tianducheng – kopja kineze e Parisit

Në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar replikat në miniaturë të lagjeve dhe qyteteve më të famshme të botës, Kina tashmë ka edhe Parisin e saj.

Tianducheng, është një lagje në bregdetin lindor të Hangzhouas, që ka filluar të ndërtohet në vitin 2007 dhe është konceptuar si projekt që duhej të sillte të gjitha magjitë e Parisit në Kinë.

Edhe pse, në shikim të parë, projekti duket i suksesshëm, atij edhe më tutje i mungon komponenti kryesor – që janë njerëzit. Kjo lagje është ndërtuar për 10.000 banorë, ndërsa në Parisin kinez jetojnë vetëm 2.000 sish.

Tianducheng12

Sipas kritikëve, problemi qëndron të pozita e Tianduchengut, që ndodhet në mes të tokave bujqësore – 40 minuta larg qytetit Hangzhou.

Në Tianducheng mund të shihen të gjitha magjitë e arkitekturës evropiane në miniaturë, ndërtesat dhe sheshet më të famshme të Parisit siç është Kulla e Ajfellit (108 m) – megjithatë, për shkak të mungesës së njerëzve kjo lagje duket trishtuese.

Tianducheng6

Aty gjenden edhe replikat e restoranteve të famshme të Parisit si dhe dyqanet e famshme të modës, ku rrobat janë të vizatuara në mure –  duke krijuar kështu iluzionin sikur vërtetë ndodheni në Paris.

Fatkeqësisht, duhet pranuar se, Tianducheng është një kopje koti e qytetit të papërsëritshëm të dashurisë, Parisit. /NGJYRA.COM/ Foto: Reuters

Tianducheng5 Tianducheng11 Tianducheng10 Tianducheng9 Tianducheng2 Tianducheng15 Tianducheng8 Tianducheng7 Tianducheng14 Tianducheng13

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply