10 rrokaqiejtë më të lartë të së ardhmes

Sipas Këshillit për Ndërtesat e Larta dhe Banim Urban (KNLBU), Burj Khalifa është aktualisht rrokaqielli më i lartë në botë. Kjo kullë është e lartë 829.8 metra, mirëpo ka të ngjarë që të mos mund ta mbajë primatin edhe për kohë të gjatë, meqë në vitin 2018 parashihet të ndërtohet një rrokaqiell shumë më i lartë se Khalifa.

Sipas parashikimeve të KNLBU në të ardhmen do të ndërtohen ndërtesa edhe më të larta. Madje hiç më larg se deri në fund të dekadës së ardhshme, mund të ndodhë që të kemi ndërtesa të larta deri në një kilometër.

rroka futur ballina333

Ne kemi bërë një listë të disa prej ndërtesave më të larta që, sipas KNLBU-së, janë aktualisht në ndërtim e sipër. Sipas planit deri në vitin 2020 pritet të përfundojnë punët për ndërtimin e këtyre   rrokaqiejve, katër prej të cilëve janë më të lartë më se 610 metra.

Rrokaqiejtë e së ardhmes pa dyshim se do të duket shumë më ndryshe nga ata të sotmit. /NGJYRA.COM/

10. Zhongguo Zun, Pekin, Kinë

Lartësia: 528 metra

Numri i kateve: 108

Përfundon në vitin: 2018

rroka futur1

Kjo ndërtesë është emërtuar sipas sipas një ene të lashtë vere kineze (“zun”),  e cila njëherësh ishte edhe frymëzim për dizajnin e ndërtesës. Pas përfundimit, e ashtuquajtura “Zuni Kinez” do të jetë ndërtesë e dytë më e lartë në Kinën Veriore.

9. Qendra e Financave CTF, Guangzhou, Kinë

Lartësia: 530 metra

Numri i kateve:111

Përfundon në vitin: 2016

rroka futur2

Kjo kullë për përdorim të përzierdo të ketë ashensorët më të shpejtë në botë, të cilat e arrijnë shpejtësinë deri në 72.5 km në orë. Nga kati i parë në atë të 95-të arrinë për 43 sekonda.

8. Kulla Nordstrom, New York

Lartësia: 541 metra,

Numri i kateve:  92

Përfundon në vitin: 2018

rroka futur3

225 West 57th Street është një projekt banimi nga kompania Extell Development. Kur të përfundohet ky do të jetë rrokaqielli i dytë më i lartë në New York City dhe SHBA.

7. Kulla Botërore Lotte, Seul, Kore e Jugut

Lartësia: 554.5 metra

Numri i kateve: 123

Përfundon në vitin: 2016

rroka futur4

Ndërtimi i këtij rrokaqielli ka filluar në vitin 2010, ndërsa planifikimi dhe përgatitjen e vendit të ndërtimit kishin filluar 13 vjet më parë. Sipas vlerësimeve kjo kullë do të kushtojë 1.25 miliard dollarë.

6. Margaritari i Veriut, Shenyang, Kinë

Lartësia: 568 metra

Numri i kateve: 113

Përfundon në vitin: 2018

rroka futur5

Margaritari i Veriut do të kushtojë rreth 1.6 miliard dollarë dhe do të jetë një ndërtesë për përdorim të përzier. Ai do të ketë 34 kate me zyra dhe një hotel luksoz me pesë yje, me gjithsej 320 dhoma.

5. Goldin Finance 117, Tianjin, Kinë

Lartësia:596.5 metra

Numri i kateve: 128

Përfundon në vitin: 2016

rroka futur6

Ndërtimi i këtij rrokaqielli të njohur ndryshe edhe si Kulla Kineze 117, është vlerësuar të kushtojë mbi 820 milion dollarë.

4. Qendra e Tokës së Gjelbër Wuhan, Kinë

Lartësia:636 metra

Numri i kateve: 125

Përfundon në vitin: 2017

rroka futur7

Kjo kullë pritet të kushtojë rreth 4.5 miliard dollarë dhe ka karakteristika të kursimit të energjisë.

3. Qendra e Financave Ping An, Shenzhen, Kinë

Lartësia: 660 metra

Numri i kateve: 115

Përfundohet në vitin: 2016

rroka futur8

Kjo kullë do të kushtojë rreth 678 milion dollarë dhe do të jetë një nga ndërtesat më të larta në botë.

2. Qendra Suzhou Zhongnan, Suzhou, Kinë

Lartësia: 729 metra

Numri i kateve: 138

Përfundohet në vitin: 2020

rroka futur9

Ky projekt do të kushtojë rreth 4.5 miliard dollarë dhe do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në botë.

1. Kulla e Mbretërisë, Jeddah, Arabi Saudite

Lartësia: Height: 1000 metra

Numri i kateve: 167

Përfundohet në vitin: 2018

rroka futur10

Kjo ndërtesë që pritet të kushtojë 1.2 miliard dollarë do të ketë një hotel luksoz, hapësira për zyre, apartamente dhe observatorin më të lartë në botë. Po ashtu do ta ketë edhe sistemin më të sofistikuar në botë të ashensorëve. Ndërtesa do të ketë gjithsej 59 ashensorë.

Kur të ndërtohet do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, por askush nuk e di për sa kohë do ta ketë atë epitet. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply