15 makinat më të vogla në botë

Edhe pse shumë makina në botë janë bërë të famshme falë madhësisë së tyre, makinat që do t’i prezantojmë në vijim, janë e kundërta e tyre – pra, janë makinat që famën e kanë arritur me vogëlsinë e tyre.

Shrehja “i madh nuk do të thotë dhe më i mirë” ka zënë vënd edhe në industrinë e automobilizmit. Në këtë industri gjithnjë e më shumë po prodhohen makinat e popullarizuara për efiçencën e tyre dhe jo për forcën “brutale” të motorit.

Në vijim ju sjellim listën e 15 makinave më të vogla që janë prodhuar ndonjëherë në botë. Ndoshta kjo listë nuk është e vogël, por madhësia e këtyre makinave është më e vogël se që mund të imagjinoni. Shikojini këto kryevepra në vazhdim.

15. Smart ForTwo

2016 smart fortwo

Smart ForTwo nuk është makinë e re, por gjithsesi është një makinë e përparuar. Ajo ka formë përafërsisht katrore, me dimensione: 2.5 X 1.5 X 1.5 m.

14. Myers Sparrow

makina vogel 014

Kjo makinë e çuditshme, që paksa ngjason me personazhin Daffy Duck, është një makinë elektrike. Më herët, zinxhiri i picerive “Domino” i kishte përdorur këto makina për shpërndarjen e picave. Përmasat e saj janë: 2,438 mm X 1,219 mm, ndërsa pesha, 610 kg.

13. Honda N600

makina vogel 013

Kjo vogëlushe është makinë kei – sepse në Japoni kei quhet kategoria e makinave të vogla. Madhësia e saj është: 3 X 1.3 m.

12. Reva G-Wiz

makina vogel 012

Kjo makinë, dizajni i së cilës lë shumë për të dëshiruar, është shumë e përshtatshme për parkim. Ajo vjen me një mori ngjyrash të bukura. Ndërkaq, përmasat e saj janë: 2.6 X 1.3 m, ndërsa pesha 400 kg, pa bateri.

11. Buddy Cab

makina vogel 011

Kjo makinë elektrike është e prodhuar në Norvegji dhe ofron komoditet të mjaftueshëm për tre persona. Buddy Cab prodhohet që nga viti 1991, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 80 km/h. Përmasat e kësaj makine janë: 2,440 x 1,430 x 1,440 mm, ndërsa pesha 400 kg, pa bateri.

10. Mini Cooper

makina vogel 010

Një prej makinave më të popullarizuara në këtë listë është Mini Cooper. Modeli origjinal nuk prodhohet më – ndërsa modelet e sotme njihet për vozitje të lehtë dhe të këndshme. Kjo makinë i ka këto dimensione: 3,821 mm X 1,727 mm, ndërsa pesha e saj është 1,200 kg.

9. Pasquali Riscio

makina vogel 009

Italia nuk është gjithaq e njohur për makinat e super të vogla kualitative, ndërsa Pasquali Riscio duhej të ndryshonte këtë gjë. Megjithatë, me dizajn në formë të bananës, me shpejtësinë maksimale 40 km/h dhe me dimensione 2.1 X 1.1 m, siç duket duhet të presë edhe pak.

8. Fiat 500

makina vogel 008

Fiat 500 ishte lansuar në vitin 1957 dhe që nga ajo kohë mbetet një prej makinave më të vogla që është prodhuar ndonjëherë. Dimensionet e kësaj makine të famshme – dizajni i së cilës ka ndryshuar ndër vite – janë: 2.97 m X 1.32 m, ndërsa pesha 500 kg.

7. Piaggio Vespa 400

makina vogel 007

Edhe pse Vespa është sinonim i mjeteve motorike me dy rrota, kjo makinë teknikisht është një Vespë. Madhësia e saj është 2850 mm X 1100 mm, ndërsa mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 85 km në orë.

6. Goggomobil Dart

makina vogel 006

Kjo makinë e çudtishme është e vogël dhe sportive, ndërsa peshon vetëm 385 kg. Dimensionet e kësaj makine janë: 3,050 mmx 1,370 mm, ndërsa pesha 380 kg. Kjo makinë ishte prodhuar në Australi mes viteve  1959-1961.

5. Fuldamobil

makina vogel 005

 

Kjo makinë e këndshme paksa kujton insektet, dhe është mjaftueshëm e madhe për të zënë një person brenda saj. Me dy rrota prapa – vetëm 2.5 cm larg njëra tjetrës – nuk është çudi që vetëm 123 ekzamplarë të kësaj makine (285 cm të gjatë) janë prodhuar.

4. Autobianchi Bianchina

makina vogel 004

Autobianchi Bianchina mund të quhet makinë luksoze në tregun e makinave të vogla. Ajo ka interier prej pelushi dhe eksterier prej kromi – që i japin asaj pamje goxha tërheqëse. Madhësia e saj është 3 X 1.3 m, ndërsa ishte prodhuar mes viteve 1957 – 1970.

3. Iso Isetta

makina vogel 003

Edhe pse Iso Isetta njihet si model i BMW-së, në fakt, ajo është e licencuar nga Iso, një kompani italiane. Kjo makinë ka vetëm një derë, madhësia e saj është: 2.29 X 1.37 metra, ndërsa peshon 360 kg. Dizajni i kësaj makine kishte inspiruar shumë prodhues të tjerë të makinave.

2. Commuter Cars Tango

makina vogel 002

A mund të besoni që kjo makinë, me pamje qesharake, ka vetëm një ulëse? Madhësia e saj është 257 X 99 cm, pra sa një motoçikletë. Megjithatë, edhe pse e vogël, kjo makinë mund të kapë shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 4 sekonda.

1. Peel P50

makina vogel 001

Dhe për fund, makina më e vogël në botë, Peel P50. Me përmasa të pabesueshme, 134 X 99 cm, këto makina mund të gjenden ende në treg. Një fakt interesant është se kjo makinë, që peshon 56 kg, nuk mund të lëvizë prapa. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *