15 vendet më të rrezikuara në planet

Shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore nga ana e njeriut po e dëmton në masë të madhe  mjedisin, duke bërë që një numër i madh i krijesave në botë të rrezikohen nga zhdukja dhe që një numër i madh njerëzve të vuajnë pasojat e tmerrshme të një veprimi të tillë. Vendet në vazhdim janë më të rrezikuarat në botë.

15. Tanzania: 416 lloje

speciet15

Listës së kafshëve të rrezikuara në këtë vend i prijnë: rinoçeronti i zi, breshka me shpindë lëkure, qentë e egër dhe majmunët.

14: Filipinet: 456 lloje

speciet14

Sipas Conservation International, Filipinet janë një një nga zonat biologjikisht më të larmishme në botë. Nga mijëra llojet e kafshëve që ka në këtë vend, më të rrezikuarat janë: shqiponja  e Filipineve dhe dreri.

13: Kameruni: 484 lloje

speciet13

Kameruni është vendi i dytë në gjithë Afrikën me përqëndrimin më të lartë të biodiversitetit. Pothujase të  320  llojet e  ndryshëme  të gjitarëve sa ka në të, janë të rrezikuara të zhduken.

12: Peruja: 508 lloje

speciet12

Ndonëse janë të mbrojtura nga qeveria, shumë krijesa të Andeve ende rrezikohen të zhduken. Macja e njohur si Macja e Malit të Andeve i prinë listëssëllojeve të rrezikuara në këtë vend.

11. Madagaskari:530 lloje

speciet11

Brenda 11 viteve, në Madagaskar janë zbuluar 615 lloje të reja të kafshëve. Për shkak të klimës së pasur në këtë vend gjinden edhe disa prej krijesave më të rralla  në planet.

10. India: 552 lloje

speciet10

India ka një numër të madh të kafshëve unike dhe ekzotike. Ndër kafshët më të rrezikuara në këtë vend janë lloji i breshkës-Eretmochelys imbricata dhe Gharial, apo krokodilët që hanë peshq.

9. Kolumbia: 593 lloje

speciet9

Disa nga krijesat më të rrezikuara më këtë vend, ku pa kurrfarë planifikimi pyjet janë duke u shkatërruar në një shkallë alarmante, janë papagajët dhe macet margay.

8. Australia: 621 lloje

speciet8

Në këtë vend një numër i madh i kafshëve, sidomos prej atyre unikate, janë duke u rrezikuar të  zhduken.

7. Brazili: 697 lloje

speciet7

Jaguari dhe breshka e detit janë aktualisht llojet më të rrezikuara të kafshëve.

6. Meksika: 748 lloje

speciet6

1/10 e të gjitha kafshëve të botës jetojnë në Meksikë. Jaguarët, majmunët dhe delfinët kanë nevojë urgjente për mbrojtje.

5. Kina: 773 lloje

speciet5

Në  përpjekje për t’i mbrojtur lolljet e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja, në vitin 1995 qeveria kineze e kishte vënë  8.7% të territorit të saj kombëtar nën mbrojtje, në formën e rezervateve dhe zonave pyjore kombëtare. Këto masa të ndërmarra kanë ngadalësuar ritmin e rënies së numrit të disa kafshëve si: drerit të vjetër dhe aligatorit kinez.

4. Indonezia: 833 lloje

speciet4

Indonezia është duke marrë masa urgjente për ruajtjen nga zhdukja të florës dhe faunës së saj unikate. Ndër kafshët më të rrezkuara në këtë vend janë: orangutanët, tigrat Sumatran, elefantët dhe rinoçerontët.

3. Malajzia: 892 lloje

speciet3

Pyjet tropikale, deti dhe ujërat e freskëta të ëmbla bëjnë që në këtë vend të jetojnë shumë lloje të kafshëve, një numër i konsiderueshëm i të cilave janë të rralla. Më të rrezikuar nga zhdukja janë: tigrat, rinoçerontët, elefantët dhe breshkat.

2. SHBA: 1.143 lloje

speciet2

Para arritjes së evropianëve në të, ky vend ishte shtëpi e një  flore dhe faune milionëshe, e cila në ditët e sotme është zhdukur apo e rrezikuar të zhduket. Kafshët më të rrezikuara që kanë nevojë për mbrojtje janë puma dhe ujku.

1. Ekuadori: 2,588 lloje

speciet1

Në mesin e të kafshëve më të rrezikuara në këtë vend bëjnë pjesë zvarranikët, amfibet, gjitarët, peshqit dhe koralet. Ky është vendi i vetëm në Amerikën e Jugut ku jeton Ariu me syzë i Andeve (gjithsej ka 3000 arinj të këtillë). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *