20 fakte të pabesueshme lidhur me trupin e njeriut

Shumica nga zbulimet më interesante në të gjitha fushat e shkencës janë të lidhura pikërisht me trupin e njeriut. Nga zinxhiri i ADN-së deri te atomi brenda qelizave tona, trupi i njeriut paraqet burim mrekullish të pabesueshme shkencore.

1. Zorra qorre

fakte1

Konsiderohet pjesë e trupit e cila ka humbur funksionin e vet para miliona vjetësh. Kohë pas kohe ndodhin infeksione dhe inflamacione të zorrës qorre.

Mirëpo, kohë më parë është zbuluar që zorra qorre është shumë e dobishme për bakteret të cilat ndihmojnë funksionimin e sistemit tretës.

2. Molekulat super të mëdha

fakte2

Çdo gjë që na rrethon është e përbërë nga molekulat, të cilat dallohen për nga madhësia, nga çiftet e thjeshta të atomeve, siç është molekula oksigjenit, deri te strukturat e përbëra organike. Mirëpo, molekula më e madhe në natyrë gjendet në trupin tonë.

Fjala është për kromozomin. Një qeli normale njerëzore ka 23 çifte kromozomi në bërthamën e vet, ndërkaq secila ka nga një molekulë mjaft të gjatë ADN-je.

Kromozomi 1 është më i madhi, duke pasur parasysh që përmban rreth 10 miliardë atome, të cilat paraqesin tërësi informacionesh të shifruara në molekulë.

3. Numri i  atomeve

fakte3

Është e vështirë të imagjinohet sa shumë të vogla janë atomet të cilat përbëjnë trupin tonë derisa nuk shikojmë se sa janë. Personi i rritur ka 7.000.000.000.000.000.000.000.000.000 atome, apo shtatë mijë kuadrilonë.

4. Humbja e lëkurës mbrojtëse

fakte4

Mbase është e vështirë të besohet, mirëpo ne kemi përafërsisht numër të ngjashëm të qimeve në trupin tonë sa edhe shimpanzetë, por që qimet tona janë të padobishme dhe të holla dhe pothuajse të padukshme.

Nuk dihet saktësisht për çka e kemi humbur lëkurën tonë mbrojtëse. Supozohet që kjo u ka ndihmuar njerëzve në kohë të lashta që më lehtë të djersiten, por edhe që të pamundësojnë që të na sulmojnë parazitët siç janë morrat apo rriqrat, apo mbase për shkak që paraardhësit tanë kanë qenë pjesërisht organizma uji.

5. Rrëqethja

fakte5

Lëkura e rrëqethur paraqet mbetjet e paraardhësve tanë evolucionarë. Lëkura merr të ashtuquajturën pamje të dendur kur rrëqethemi, sepse shkaktohen ngërçe të muskujve të imët rreth rrënjëve të çmimeve.

Kur qimet e dendura rrëqethen, bëhen izolatorë të mirë, sepse ka ajër midis qimeve. Mirëpo, meqenëse qimet në trupin e njeriut janë të imëta, lëkura merr pamjen e cila ngjan me lëkurën e dendur.

Rrëqethemi kur jemi të frikësuar, kur kemi të ftohtë apo kur përjetojmë diçka emocionuese. Shumica e gjitarëve rrëqethen kur janë të frikësuar, atëherë duken më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm për armikun.

6. Frika nga kozmosi

fakte6666

Nëse është për t’u besuar filmave shkencorë-fantastikë, nëse njeriu do të gjendej në gjithësinë e hapur pa rroba mbrojtëse do të ngjanin gjëra të tmerrshme. Mirëpo, kjo është fiksim kryesor.

Është e vërtetë që do të ishte e pakëndshme derisa ajri brenda organizmit përhapet, mirëpo trupi i njeriut nuk do të eksplodonte, siç kemi pasur rastin të shohim në filmat e Hollywwodit. Edhe pse lëngu edhe në vakuum vlon, gjaku mbetet nën presonin e brendshëm të qarkullimit.

Edhe krahas kësaj që në kozmos është tepër ftohtë, njeriu nuk do ta humbte aq shpejt ngrohtësinë. Siç na tregojnë edhe shishet termos, vakuumi ndikon edhe si izolator. Në kozmos mbizotëron vetëm mungesa e ajrit.

7. Kolapsi i atomeve

fakte7

Atomet të cilat e përbëjnë trupin tonë paraqesin kryesisht hapësirë të zbrazët, mirëpo megjithëse ka aq shumë, pa atë hapësirë njeriu do të futej në një vëllim tejet të vogël.

Nëse do të humbte e tërë hapësira e zbrazët, trupi ynë do të kishte dimensionin e kubit më të vogël se e 500-ta pjesë e centimetrit.

8. Refuzimi elektromagnetik

fakte8

Atomet të cilat përbëjnë materien kurrë nuk preken. Sa më afër që i afrohen njëri-tjetrit, shkaktohet forca më e madhe refuzuese midis pjesëve të tyre të elektrizuara.

Kjo duket sikur të provojmë që të tërheqin dy magnete të fuqishme ndaj njëri-tjetrit. Kjo madje ka të bëjë edhe me objektet të cilat duken sikur po preken.

Kur ulemi në kolltuk, ne në të vërtetë nuk prekemi, por rrimë pezull mbi të, për shkak të refuzimit midis atomeve. Kjo forcë elektromagnetike është shumë më e fuqishme sesa gravitacioni – rreth miliarda e miliarda herë më e fuqishme.

Me këtë edhe ju mund të bindeni – mbani magnetin për frigorifer afër frigoriferit dhe ngadalë lëshojeni. Forca elektromagnetike nga magneti më i vogël dominon forcën e tërheqjes së tërë Tokës.

9. Pluhuri yjor

fakte9

Çdo atom në trupin tonë është i vjetër miliarda vjetësh. Hidrogjeni, elementi më i shpeshtë në universum, i cili përbën pjesën më të madhe të trupit të njeriut, është formuar nga “shpërthim i madh” para 13,7 miliardë vjetësh.

Atomet e rënda, siç janë karboni dhe oksigjeni, të formuara para më shumë se 12 miliardë vjetësh dhe është përhapur në kozmos kur kanë shpërthyer yjet.

Disa nga ato shpërthime kanë qenë aq të fuqishme sa që edhe vetë kanë prodhuar elemente më të rënda se hekuri. Kjo do të thotë që komponentët në trupin tonë vërtet janë tepër të lashta: ne jemi, pikërisht pluhuri i yjeve.

10. Niveli kuantiv

fakte10

Një ndër misteret e shkencës është se si diçka në shikim të parë i fortë dhe vertikal, siç është trupi i njeriut, mund të jetë i përbërë nga atomet të cilat sillen në mënyrë të çuditshme, domethënë nga grimcat, siç janë atomet dhe pjesët e tyre.

Elektronet sillen nëpër orbitat specifike. Ato nuk mund të ekzistojnë askund midis atyre orbitave, mirëpo patjetër duhet të ekzistojë “kërcimi kuantiv” midis tyre. Aq më tepër si grimca kuantive, elektronet ekzistojnë më parë si grumbull i mundshëm sesa si lokacion  specifik.

11. Rruazat e kuqe të gjakut

fakte11

Shumica mendojnë që ngjyra e kuqe e gjakut rrjedh nga hekuri, mirëpo prania e tyre është koincidencë. Ngjyra e kuqe e gjakut rrjedh nga fakti që hekuri është rrethuar me rreth atomesh hemoglobine të quajtur porfirin, dhe ajo strukturë është “fajtore” për ngjyrën.

Nuanca e ngjyrës së kuqe të hemoglobinës suaj varet se a ka në të oksigjen. Atje ku është i pranishëm oksigjeni, ai ndryshon formën e porfirinës, gjë që qelizave të kuqe të gjakut u jep nuancë më të fuqishme.

12. Viruset përhapen si viruse

fakte12

Tingëllon befasuese, mirëpo nuk rrjedh e tërë sasia e ADN-së së dobishme në kromozomet tona nga paraardhësit tanë evolucionarë. Diçka nga ADN-ja jonë kemi huazuar vetëm nga anash.

ADN-ja jonë përfshin gjenet të më së paku tetë retroviruseve. Ky është lloji i viruseve të cilët përdorin mekanizmat qelizore për kodimin e ADN-së, në mënyrë që të marrin qelizën. Në një moment të historisë njerëzore, këto gjene janë inkorporuar në ADN-në njerëzore.

Këto gjene virusale në ADN sot luajnë rolin e rëndësishëm në reproduktimin njerëzor, edhe pse janë plotësisht të huaj të paraardhësve tanë gjenetikë.

13. Forma tjetër e jetës

fakte13

Nëse do të numëronim qelizat në organizëm, do të shihnim që ka më shumë qeliza bakteriale sesa të jetës njerëzore në ne.

Qeliza njerëzore ka rreth 10 bilionë, ndërkaq ajo bakteriale dhjetë fish më shumë. Disa nga to nuk bëjnë kurrfarë dëmi, ndërkaq disa syresh janë të dobishme.

14. Tenjat në qerpikë

fakte14

Te të moshuarit shfaqet dukuria e tenjave në qerpikë. Ato krijesa të vogla jetojnë nga qelizat e vjetra që prodhojnë folikulat e qimeve. Zakonisht janë të parrezikshme, mund të rriten deri në një të tretën e milimetrit dhe nuk mund të shihen me sy.

15. Detektorët e fotoneve

fakte15

Sytë janë organe shumë sensitive, të aftë të detektojnë vetëm disa fotone të dritës. Njeriu me sy mund të shohë yjësinë Andromeda, më i afërt i galaksisë në rrugën tonë të qumështit. Mirëpo, “më afër” është nocioni relativ edhe në hapësirën ndërgalatike.

Andromeda është larg Tokës 2,5 milionë vjet drite. Kur fotonet e dritës, të cilat kanë sulmuar syrin tonë, filluan udhëtimin e tyre, në kozmos nuk ka ekzistuar njeriu.

16. Gjashtë shqisa

fakte16

Ne vërtet i kemi gjashtë shqisa. Ja një shembull. Afrojeni dorën disa centimetra pranë hekurit të nxehur. Asnjëra ndër gjashtë shqisat tona nuk na thotë që hekuri i skuqur do të na djegë.

Mirëpo, ne megjithatë mund të ndiejmë na distanca e caktuar  që hekuri është i ngrohtë, edhe pse me atë rast nuk e prekim.

Kjo ndodh në saje të shqisës ekstra – sensorë për ngrohtësinë në lëkurën tonë. Ngjashëm me këtë mund të detektojmë dhembjen apo të kuptojmë se a jemi të kthyer mbrapsht.

Edhe një test i shpejtë. Mbyllni sytë dhe prekni hundën. Mos i shfrytëzoni pesë shqisat për të prekur majën e hundës, por të ashtuquajturin propercepcionin, do thotë ndjenjën se ku gjenden pjesët e trupit në raport me njëri-tjetrin.

Kjo është gjysmë shqisë, e cila kombinon njohurinë nga truri për atë se çka bëjnë muskujt, me ndjenjën e madhësisë dhe formës së trupit.

17. Pleqëria e vërtetë

fakte17

Sikur te zogjtë, edhe jeta e njeriut krijohet nga veza. Megjithatë, ekziston dallim i rëndësishëm midis vezës njerëzore dhe asaj të pulës, e cila ndikon në mënyrë drastike në plakje.

Vezoret njerëzore janë të vogla. Ato janë vetëm një qelizë dhe zakonisht me vëllim rreth 0,2 milimetra. Vezoret tuaja janë formuar në nënën tuaj, – mirëpo ajo që befason është që ajo është formuar kur ajo ka qenë në embrion.

Formimi i vezoreve tuaja, dhe gjysma e ADN-së tuaj  që vijnë nga nëna juaj, mund të konsiderohen moment i parë i ekzistimit tuaj. Edhe kjo ndodh para se të jetë lindur nëna juaj.

Të themi që nëna juaj ka pasur 30 vjeç kur ju ka lindur. Kjo do të thotë që i keni 48 vjet kur ju t’i mbushni 18 vjeç.

18. Ndikimi i epigjenetikës

fakte18

Zakonisht mendojmë që gjenet duke kontrolluar faktorin i cili përcakton se si të duket secili prej nesh, mirëpo gjenet janë vetëm pjesa shumë e vogël e ADN-së.

Deri para do kohësh është konsideruar që 97 për qind të tjera janë vetëm mbeturina, mirëpo tani e dimë edhe që epigjenetika – proces i cili zhvillohet jashtë gjeneve – gjithashtu ka ndikim të madh në zhvillimin tonë.

Disa pjesë kontrollojnë “ndezjen” dhe “shuarjen” e gjeneve, ose marrin pjesë në programimin e prodhimit të përbërësve të tjerë kryesorë.

Një kohë të gjatë ka qenë e panjohur se si është e mundshme që rreth 20.000 gjene të jenë të mjaftueshme të përcaktojmë se çfarë do të jemi.

Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe 97 për qind e gjeneve të tjera të ADN-së njësoj janë të rëndësishme për zhvillimin tonë.

19. Veprimi i vetëdijshëm

Molecular Thoughts

Duket se vetëdija jonë ekziston në mënyrë të pavarur dhe i flet trupit tonë se çka duhet të bëjë. Në realitet, ndikimin jo i vetëdijshëm është shumë më i madh. Disa detyra bëhen në mënyrë automatike nëpërmjet praktikës, kështu që më nuk na është e nevojshme që të mendojmë për lëvizjet themelore.

Me këtë proces udhëheq njëra ndër pjesët më primitive të trurit. Ekzistojnë mospajtime lidhur me atë kur vetëdija luan rolin e vet, mirëpo nuk ka dyshim që ia kem borxh pjesës sonë të pavetëdijshme shumë më tepër sesa do të dëshironim të lejonim.

20. Mashtrimet optike

fakte20

Pamja e botës të cilën “e shohim” është artificiale. Truri ynë nuk prodhon pamjen në mënyrën se si e bën atë kamera. Në vend të kësaj, truri kontrollon modelin e botës nga informacionet të cilat i kemi marrë me matjen e dritës, formës, linjës…

Kjo e lehtëson trurin që të fotografojë “faqen” e zbrazët, zonën në retinën në të cilën ekziston nervi optik. Truri gjithashtu “qetëson”  fotografinë të cilën e japin lëvizjet e shpejta të syrit.

Mirëpo, esenca e këtij procesi është që sytë tanë lehtë mund të mashtrohen. Televizioni, filmi dhe mashtrimet optike punojnë në atë mënyrë që gabimisht e orientojnë trurin të “mendojë” atë që shohin sytë.

Për këtë shkak edhe Hëna duket më e madhe seç është dhe duket sikur oscilon në madhësi: madhësia e vërtetë optike e Hënës është e ngjashme me vrimën të cilën e bëjnë në letër me ndihmën e shpueses së letrës në distancë të gjatësisë së duarve. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply