Kopshtet më të bukura dhe më mahnitëse në botë

Të mbushur përplot me lule ekzotike dhe të rralla, skulptura të çuditshme dhe interesante, këto kopshte dhe parqe gjithandej botës magjepsin me bukurinë e tyre. Duke paraqitur një përzierje të natyrës dhe gjenialitetit arkitektonik këto kopshte janë një pjesëz e vërtetë e parajsës në tokë.

Por, cilat janë më të njohurat dhe më të bukurat prej tyre në botë.

Vila Lante, Itali

kopshte bukuri1

Vila Lante ishte pronë e Familjes Lante prej shekullit të 17-të e deri në shekullin e 20-të, kur ky kopsht, një nga më të rëndësishmit në Itali, është hapur për publikun.

Vila kufizohet me dy shtëpi gati identike,ndërsa kopshti i saj i bukur karakterizohet me një varg fontanash të bukura prej guri, shpellëza të harlisura dhe forma të pazakonta të rrethojës.

Kopshtet e Humbura të Heliganit, Mbretëri e Bashkuar

kopshte bukuri2

Këto kopshte, pjesë e pronës Heligan në Cornwall, të Anglisë, janë braktisur në vitin 1970, prej kur me dekada të tëra janë lënë në harresë, derisa një grup entuziastësh ua ka kthyer jetën dhe i ka  hapur për vizita.

Ndonëse ata kanë mbjellë qindra bimë të reja, ajo që më së shumti bie në sy është “xhungla” që është krijuar për shkak të lënies së tij pas dore. Gjatë shëtitjes nëpër kopsht haset në një numër të konsiderueshëm të “krijimeve”  të mbuluara nga bari dhe myshku.

Parku Francisco Alvarado, Kosta Rikë

kopshte bukuri3

Forma abstrakte, harqe dhe fytyra të krijesave të çuditshme rriten në oborrin e Parkut Francisko Alvarado. Që nga viti 1960, për këtë park kujdeset dizajneri i peisazhit, Evangelista Blanco i cili edhe e ka formësuar atë. Kopshti është përplot me abstraksione, përfshirë edhe skena të luftës me dema dhe majmunin në  motorçikletë.

Kopshti i spekulimit kozmik, Skoci

kopshte bukuri4

Spekulimi kozmik është një kopsht privat, i krijuar nga Charles Jencks, që është  i hapur për publikun vetëm një ditë, në çdo vit. Shkenca dhe konceptet matematikore, të tilla si vrimat e zeza dhe fraktalet janë frymëzim për rregullimet e ndërlikuara dhe skulpturat në këtë kopsht, ndoshta më të pazakontin në botë.

Kopshti Marqueyssac, Francë

kopshte bukuri5

Ky kopsht pranë lumit është në fakt një sistem kompleks i labirinthit të krijuar nga më shumë se 150.000 shkurre. Për shkak të formës së rrumbullakët të shkurreve, ky park duket si peisazh nga filmat klasik vizatimor.

Suan Nong Nooch, Tajlandë

kopshte bukuri6

Parkui mahnitshëmSuan Nong Nooch në Pattaya, të Tajlandës preferohet nga turistët për shkak të peizazheve të tij tepër të bukura dhe pamjessë mrekullueshme. Ai është përplot me shtëpi të ndërtuara në stilin tajlandez, vila, restorante dhe pishina noti.

Kopshti botanik Curitiba

kopshte bukuri7

Ky kopsht gjendet në Curitiba,kryeqytetin e shtetit Paraná, që është njëherësh edhe qyteti më i madh në Brazilin jugor. Kopshti botanik Curitiba zë një sipërfaqe prej 240.000 m², ndërsa atraksioni më i madh në të është serra prej xhami, e cila ngjason meCrystal Palace në Londër.

Kopshtet Keukenhof, Holandë

kopshte bukuri8

Është e pamundur të imagjinohet një listë e kopshteve më të bukura në botë, pa kopshtet e Holandës, vendit të luleleve. Fusha e pafund e tulipanëve në Kopshtet Keukenhof është thjesht magjike. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *