Las Vegasi çfarë nuk e keni parë kurrë!

Fotografia urbane mund të duket e përkryer në nivel të rrugës – por çfarë të thuhet për të, nëse ajo zë një sipërfaqe të madhe të qytetit? Vincent Laforet, në kuadër të projektit “AIR”, me sukses ka arritur të tregojë madhështinë e fotografive të realizuara nga ajri.

Laforet ka realizuar natën një foto-galeri të qytetit të Las Vegasit dhe të rrethinës së tij, nga një lartësi mbi 3.000 metra – dhe rezultati është vërtetë i jashtëzakonshëm. Qyteti duket i mahnitshëm, përplot dritë, madje, magjike duket dhe rrethina e tij – që kufizohet me shkretëtirën e errët.

Las Vegasi 2

Sipas Laforet, fotografi të tilla nga helikopteri, respektivisht ajri, nuk do të mund të realizoheshin para disa vjetësh – por sot, këtë ia ka mundësuar teknologjia e avansuar. Ndërkaq, ai nuk e ka ndërmend të ndalet, por vazhdon të realizojë fotografi të tilla dhe në qytetet tjera. /NGJYRA.COM/

Las Vegasi 15 Las Vegasi 8 Las Vegasi 1 Las Vegasi 10 Las Vegasi 12 Las Vegasi 9 Las Vegasi 6 Las Vegasi 4 Las Vegasi 3 Las Vegasi 13 Las Vegasi 7 Las Vegasi 14

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply