Nga rafti në tryezari dhe anasjelltas

Dizajni modern i ‘fshehjes’ së tavolinës dhe karrigeve që po ua prezantojmë në vijim, është me të vërtetë një zgjidhje inovative dhe shumë funksionale për përfitimin e hapësirës banuese, të cilin e sjellë dizajnerja Orla Reynolds.

Fsheja e tavolinës dhe karrigeve në raft të librave do të dukej e pabesueshme para disa viteve, mirëpo sot jemi mësuar të shohim zgjidhje te ‘mençura’ në hapësira të vogla, dhe idete e tilla janë vërtetë mbresëlënëse.

raft tryezari9

Duke i theksuar kufijtë në raftin e librave me ngjyrat të gjalla, lëvizja e mobilieve është e lehtë, ndërsa koleksioni prej 2 tavolinave dhe 4 karrigeve është njëkohësisht modern.

Karriget e ndërtuara nga çeliku, posa të nxirren nga strofulli i mbuloni me jastëk – i cili ngjitet me magnet, ndërsa për mysafirët që kanë dëshirë t’ju befasojnë me vizitat e papritura, edhe ju do të keni befasi për ta – një raft të librave që lehtë mund ta shndërroni në tavolinë buke. /NGJYRA.COM/

raft tryezari8 raft tryezari5 raft tryezari4 raft tryezari1 raft tryezari3 raft tryezari6 raft tryezari7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply