Çka nuk mund të durojnë meshkujt tek femrat?

A janë vërtet femrat nga Venera, ndërkaq meshkujt nga Marsi dhe a është i mundshëm komunikimi midis këtyre dy botëve? Jo, nuk jemi nga dy planetë të ndryshëm, edhe pse nganjëherë duket kështu.

Shpesh përpiqemi, por pa sukses, t’ia lexojmë mendimet partnerit, në mos do të zbulonim se çfarë dëshiron, mirëpo telepatia nuk është njëra ndër cilësitë e organizmit të njeriut. Prandaj po ju japim disa këshilla se si të përmirësoni marrëdhënien tuaj me partnerin.

Ekzistojnë një sërë gjërash të cilat meshkujt assesi nuk i durojnë, andaj përpiquni që t’i anashkaloni. Epo, është krejt e thjeshtë.

Mos u bëni e mërzitshme

Çështja është shumë e thjeshtë, meshkujt konsiderojnë që personat që imponohen thjesht duhet të kërkojnë jetën e vet. Vetëbesimi, inteligjenca dhe shumë miq janë ato që meshkujt i  dëshirojnë tek femrat.

Andaj, nëse nuk dëshironi të ndaheni nga partneri, mos e prisni me fytyrë të ngrysur çdoherë kur ai  del të takohet me shoqërinë, aq më parë mos ia mbani tek hunda se si ju gjatë asaj kohe keni qenë e vetmuar dhe mos e lusni që herën tjetër t’ju marrë me vete.

keqkuptim1

Nëse ka bërë diç të keqe, thuaja drejt në sy

Nëse partneri juaj ka bërë diçka që ju ka lënduar, tërhiqjani vërejtjen. Siç edhe kemi thënë më sipër, leximi i mendimeve nuk funksionon. Natyrisht, derisa do t’i thoni se çfarë mendoni, zgjidhni fjalët, mirëpo pa zbukurime të tepërta, sepse tekefundit, ju jeni pala e lënduar.

Xhelozia? Jo, assesi!

Xhelozia zakonisht shfaqet kur femra humb vetëbesimin, andaj mendon që nuk është mjaft e bukur, e këndshme dhe atraktive… Mirëpo, xhelozia në çfarëdo forme që shfaqet, është fatale për çdo lidhje.

Adhurueset e sportit nuk janë edhe aq tërheqëse

Është e qartë që sporti, posaçërisht futbolli, është njëra ndër gjërat më të rëndësishme të meshkujve, mirëpo, nuk është e thënë që edhe ju  të keni të njëjtin pasion.

Edhe pse shpesh ankohen që femrat nuk e kuptojnë dashurinë e tyre ndaj sportit, është fakt  që meshkujt nuk e dëshirojnë partneren e cila bashkë me ta ndjek kampionatin e futbollit. Fjala është për atë që meshkujt herë pas here e dëshirojnë të lirë kohën e vet, argëtimin mashkullor.

Natyrisht, është mirë kur përkrahni interesimet e partnerit tuaj, mirëpo në gjithë këtë duhet ditur deri ku është kufiri. Angazhimi i tepruar me pasionet e tij do t’ju vërë në dyshim nevojën tuaj për kujdes.

keqkuptim4

Ankesa të vazhdueshme dhe kundërshtime

Nëse një herë i keni thënë që ta hedhë bërllokun apo të nxjerrë në shëtitje qenin, ndërkaq nuk ju ka dëgjuar, me siguri ekziston ndonjë arsye. Prandaj, mos kundërshtoni, por filloni të komunikoni. Gjeni mënyrën në të cilën mund të përsërisni atë që ia keni thënë, e të mos shkaktoni grindje.

Duke biseduar dhe duke i nxjerrë në pah gjërat të cilat ju pengojnë do të bëni përparim më të madh, sesa gjithmonë të kundërshtoni. Natyrisht, nëse partneri juaj vazhdimisht harron atë që ia keni thënë, veproni edhe ju si ai, kur t’ju jepet rasti. Kështu do të mund t’ia përmirësoni memorien.

Pa spiunime

Përcjellja dhe spiunimi i partnerit assesi nuk duhet të bëhet. Meshkujt nga femrat e tilla ikin dhe kërkojnë ngushëllim tjetër, ndërkaq, nëse ndodh ndonjë lidhje e re, lidhja juaj shumë shpejt përfundon.

Veç kësaj, lidhjet në të cilat shfaqet nevoja për verifikime nuk janë të shëndetshme, ndërkaq nevoja për të përcjellë është pasojë e pasigurisë. Prandaj, mos kontrolloni celularin e partnerit tuaj, mos spiunoni bisedat dhe mos u shfaqni “rastësisht” në kafene ku ju ka thënë se do të jetë.

Unhappy couple

Bëhuni vetvetja

Baza e suksesit të çdo lidhjeje është që të jeni ajo e vërteta dhe të mos ndryshoni për shkak të partnerit. Meshkujt kanë shqisën e gjashtë kur është fjala për femrat që aktrojnë diçka që vërtet nuk janë, ndërkaq lidhja e bazuar në gënjeshtra do të shkatërrohet.

Meshkujve u pëlqejnë femrat për shkak të karaktereve të tyre dhe ndryshueshmërisë, askush nuk i dëshiron kopjet.

Bëhuni kreative në seks

Sërish poza misionare? E po megjithatë provoni diçka të re? Eksperimentimi në krevat nuk është vetëm dëshirë e partnerit tuaj, por edhe juve mund t’ju krijojë kënaqësi krejtësisht të reja. Bisedoni lidhur me atë se çka dëshironi dhe për çka fantazoni dhe, ajo që është më e rëndësishme, mos ngurroni.

Është koha që rutinën e krijuar ta freskoni me lodra seksi, vajra për lyerje trupi, porosi seksi… vetë caktojeni kufirin. /© NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply