Pusi Thor – porta e nëntokës

Në bregdetin e Oregonit gjendet një përzierje e përsosur e bukurisë natyrore dhe e rrezikut, e njohur  jozyrtarisht si pusi Thor.

Ndonëse në shikim të parë duket si një vrimë, pusi Thor është gjithçka tjetër përveç i zakonshëm.

Megjithëse mbushet me ujë, kjo vrimë e rëndomtë ka rrjedhën e vet. Nëse shikohet, e vetmja gjë që  mund të konkludohet lidhur me këtë fenomen është se, rrjedha e tij gjendet nën nivelin e detit, me çka ky pus sfidon ligjet e fizikës.

pusi thor5

Pusi Thor shpesh quhet edhe Briri i Teptisur, që në esencë është një shatërvan i madh i ujit të njelmët, që kontrollohet nga fuqia e Oqeanit Paqësor.

Ky spektakël natyror duket veçanërisht bukur kur është në fazën e tij më të rrezikshme, e cila është  gjatë baticës së madhe ose stuhive të dimrit.

pusi thor9

Megjithëse disa fotografë të guximshëm ia kanë dalur që  t’i afrohen majft afër vrimës sa për ta fotografuar atë, një gjë e tillë nuk rekomandohet në asnjë rast, meqë gjatë fazës së rrezikshme kjo vrimë “gëlltit” çdo gjë në afërsi të saj. /NGJYRA.COM/

pusi thor4 pusi thor11 pusi thor10 pusi thor7 pusi thor8 pusi thor3 pusi thor1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply