Pylli mistik i parkut Gorbea, në Spanjë

Parku natyror Gorbea është një zonë e bukur dhe e mbrojtur, që gjendet mes krahinave Alava dhe Vizcaya, në Baski të Spanjës. Gorbea ndryshe është dhe parku më i madh bask, që mbulon një sipërfaqe prej 20.008 hektarësh.

Emrin e ka marrë nga maja më e lartë, Gorbea, me lartësi mbidetare 1,482 metra, mbi të cilën ndodhet dhe kryqi 18 metra i lartë, që konsiderohet si mbrojtës i kësaj bjeshke.

Gorbea pylli 010

Ky park ndodhet fare pranë disa qyteteve, andej dhe është destinacion i popullarizuar për alpinistët, adhuruesit e natyrës, dhe turistët në përgjithësi, të cilët kënaqen me florën dhe faunën e pasur që ofron kjo zonë.

Përgjatë rrugës drejt majës më të lartë, vizitorët kanë mundësinë të kalojnë nëpër pyllin që ndryshe quhet dhe mistik, sidomos në orët e mëngjesit, kur mbulohet nga mjegulla e dendur. /NGJYRA.COM/

Gorbea pylli006 Gorbea pylli005 Gorbea pylli 011 Gorbea pylli 002 Gorbea pylli 003 Gorbea pylli009 Gorbea pylli 007 Gorbea pylli 012 Gorbea pylli 004

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *