Qyteti i Kaltër në Indi

Jodhpur, i njohur edhe si Qyteti i Diellit, Marwar, apo Qyteti i Kaltër dhe Porta e Katranit, është qyteti i dytë më i madh në shtetin indian Rajasthan, i cili tërheq shumë turistë nga e gjithë bota për shkak të kalave të mëdha që gjenden mbi qytet, pallateve dhe tempujve të shumtë, por mbi të gjitha për shkak të ngjyrës së tij.

Mjafton ta shihni vetëm një imazh dhe lehtë mund të arrini në përfundimin se pse Jodhpur është i njohur në botë si “Qyteti i Kaltër”, por ajo çka nuk është e lehtë për t’u kuptuar është se pse  banorët e këtij qyteti për shekuj i kanë ngjyrosur shtëpitë e tyre më ngjyrë të kaltër?

qyteti kalter3

Tani për tani, askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë. Derisa disa pohojnë se në shtëpitë e kaltra dikur jetonin Brahmanët (klasa e lartë) dhe ngjyra e kaltër përfaqëson statusin e tyre, të tjerët thonë se për këtë duhet fajësuar termitët (insekte të vogla të ngjashme me milingonat që dëmtojnë drunjët).

Sipas teorisë së termitëve thuhet se kur termitët kishin “vërshuar” qytetin  Jodhpur, banorët vendor për t’i mbrojtur nga shkatërrimi prej termitëve, i kishin spërkatur muret e shtëpive me preparate kimike, ku këto të fundit kishin bërë që ngjyra zakonisht e bardhë e mureve të marrë nuanca të së kaltrës.

qyteti kalter8

Mirëpo megjithëkëtë ende nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar arsyen e vërtetë pse shtëpitë në Jodhpur janë të kaltra, sikur që nuk ka dëshmi konkrete se pse ngjyra e kaltër ka një efekt qetësues në banorët dhe kafshët e këtij qyteti, në të cilin njërëzit kanë jetuar me shekuj në paqe me njëri-tjetrin.

Përveç tjerash, banorët e Jodhpurit pothuajse gjithmonë i mbajnë të hapura dyert e shtëpive të tyre, duke iu lejuar vizitorëve që vjedhurazi të shikojnë në shtëpitë e tyre private dhe së paku për një kohë të shkurtër të bëhen pjesë e qytetit të qetë të kaltër. /NGJYRA.COM/

qyteti kalter12 OLYMPUS DIGITAL CAMERA qyteti kalter13 OLYMPUS DIGITAL CAMERA qyteti kalter2 qyteti kalter6 qyteti kalter8 qyteti kalter4 qyteti kalter11 qyteti kalter1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply