Tempulli i jashtëzakonshëm i varur në malin Hengshan

I vendosur në kanionin rrezë malit Hengshan, në provincën Shanxi, në Kinë, Tempulli i Varur apo Manastiri i Varur është i njohur në mbarë botën si një nga thesarët më të çmuar arkitekturor të botës.

Ky tempull është ndërtuar para më shumë se 1500 vjetësh, ndërsa është restauruar viteve 1900-ta.

Tempulli i Varur4

Tempulli I Varur është ndërtuar në shkëmb, rreth 75 metra mbi sipërfaqe të tokës, ndërsa konstruksioni i tij  mbështetet në trarët prej druri dhe korridoret e fshehta në shkëmb.

Ai përmban më shumë se 40 salla (hapësira), pllakarë dhe pavijone të mëdha, të gjitha të vendosura në një sipërfaqe të përgjithshme prej 152.5 metrash katror.

Të gjitha hapësirat janë të lidhura me korridore dhe ura.

Tempulli i Varur14

Brenda tempullit ka statuja të shumta e skulptura të ndryshme prej guri që datojnë nga kohë dhe dinasti të ndryshme.

Sipas disa burimeve, Tempulli është ndërtuar në këtë vend për t’iu shmangur përmbytjeve të mëdha dhe për të siguruar mbrojtje nga shiu, bora dhe dielli.

Tempulli i Varur2

Tempulli i Varur është një nga atraksionet kryesore turistike dhe vendet më të njohura historike në rajonin Datong.

Ky tempull nuk është i njohur vetëm për vendndodhjen e tij të pabesueshme, por edhe për kombinimin e  elementeve të  Budizmit, Taoizmit dhe Konfuçianizmit. /NGJYRA.COM/

Tempulli i Varur12 Tempulli i Varur11 Tempulli i Varur13 Tempulli i Varur15 Tempulli i Varur16 Tempulli i Varur9 Tempulli i Varur8 Tempulli i Varur6 Tempulli i Varur5 Tempulli i Varur2 Tempulli i Varur7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply