Dy dizajne interesante të mobilieve

Bukuria qëndron te thjeshtësia – dhe këtë gjë fare mirë e kuptojnë dizajnerët e mobilieve. Në vijim ju sjellim dy dizajne interesante të ulëseve, që shquhen për thjeshtësi por dhe fleksibilitet.

Karrigia Flux-Flux

Flux-Chair-111

E dini se çka është fleksibiliteti? Ndoshta edhe po, mirëpo vështirë se do ta kuptoni domethënien e kësaj fjale në botën e dizajnit pa e parë karrigen Flux-Flux.

Karrigia Flux-Flux, e njohur më shumë me emrin “mobilie origami” është e punuar nga letra, që është një dëshmi më shumë se letra mund të bëhet material shumë inspirues.

Flux-Chair-333

Kjo linjë e mobileve moderne vjen me 8 ngjyra të ndryshme, ndërsa peshon fare pak, andaj mund të lëvizet/bartet pa problem nga një hapësirë e shtëpisë në tjetrën.

Flux-Chair-444

Koleksioni Kontour

Kontour është seria modulare e ulëseve, që ofron mundësi të shumta të qëndrimit të rehatshëm në dhomën tuaj të ndenjes.

Davis_Kontour444

Kjo garniturë përbëhet nga elementët e ndryshëm kënddrejtë ose të lakuar, që largohen dhe bashkohen varësisht nga nevoja.

Kontour montohet fare lehtë, ndërsa kompatibiliteti i tij theksohet më se shumti me definim të thjeshtë të hapësirës.

Davis_Kontour333

Ky dizajn është ideal për hapësirat private, por dhe ato publike – ndërsa pamja e tij është moderne dhe shumë funksionale. /NGJYRA.COM/

Davis_Kontour555 Davis_Kontour222 Davis_Kontour111

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply