Gjërat të cilat femrave ua prishin seksin!

Çdo femër mund t’ju tregojë se çka nuk do të dëshironte t’ia bënte partneri gjatë seksit. Gjatë seksit meshkujt dhe femrat ndonjëherë mendojnë ndryshe.

1. Gishtat e dhunshëm

noseks4

Ndodh që meshkujt gjatë seksit lodhen pak apo dëshirojnë të ndryshojnë mënyrën e të bërit seks. Kur me atë rast në vend të penisit ia fillon me gjuhë, çdo gjë është në rregull dhe ashtu siç duhet.

Mirëpo, kur penisin e zëvendësojnë gishtat e dhunshëm, atëherë për femrën nuk është edhe aq gjë e këndshme.

Pra, kujdes, kurrë mos mendoni që penetrimi i fortë dhe i egër me gishta është njësoj sikur penetrimi i fortë dhe i egër me penis. Nëse vendosni t’i përdorni gishtat, bëjeni atë në mënyrën sa më të këndshme.

2. Penisi i papastër

cifti biseda1

Ata meshkuj që mendojnë se nuk ka nevojë të pastrohet penisi në mënyrë të hollësishme sikur vagjina, e kanë krejtësisht gabim.

Është mirë që para çdo marrëdhënieje intime të shikoni se a e keni njësoj të pastër penisin dhe rajonin përreth testiseve, si edhe koka e penisit.

Në të vërtetë, të gjitha ato pjesë fshehin gjurmë të tërë ditës për shkak të urinimit dhe djersitjes.

3. Nëse zgjat tepër shumë

shtrat ballline11

Edhe pse vlen mendimi i përgjithshëm që femrat e duan seksin “maratonë të plotë”, nganjëherë as “gjysmëmaratonat” nuk marrin notë të dobët. Ndodh që pikërisht për shkak të zgjatjes së madhe, seksi bëhet i dhembshëm.

Dhe, tani, mbase shumica e meshkujve do të mendojnë: “Nuk është mirë kur bëhet tepër shpejt, nuk është mirë kur bëhet tepër ngadalë… Cili do të jetë ai mashkull që do t’u përshtatet femrave! Epo, nuk është kështu. Nëse dëshironi që në shtrat ta kënaqni maksimalisht partneren tuaj, nuk ka asgjë të keqe.

Nëse partneres suaj me seks të gjatë dëshironi t’i ofroni më shumë se një orgazëm, kurrë mos dyshoni në aftësitë tuaja prej dashnori të mirë.

E pra, kur e zgjasni seksin, kini kujdes që të mos bëheni të mërzitshëm dhe të mos bëhet më shumë mundim sesa kënaqësi.

4. Gojorja tepër e gjatë

shtrati ballina 0000

Të mos flasim tani për ato ditët e para kur partnerja jote nuk adhuronte paralojën e gjatë.

Tani të flasim për seksin oral, i cili prej kënaqësisë shndërrohet në mundim nëse meshkujt dëshirojnë gojore pa mundësi të masazhit të penisit me shuplaka të duarve apo lëpirje të testiseve.

Disa meshkuj mendojnë që gojorja e gjatë nënkupton edhe qëndrueshmëri të tyre dhe ereksion të fortë, derisa femrat gjatë gojores së gjatë fillojnë të ndiejnë dhembje në fulqi dhe në qafë.

5. Seksi i qetë

shtrat lagesht1

Ndodh që meshkujt gjatë seksit janë aq të qetë sa që kur edhe femra njëkohësisht të heshtte, do të mund të dëgjoheshin edhe mizat duke fluturuar nëpër dhomë.

E pra, meshkuj, mos e bëni kurrë një gjë të tillë, sepse partnerja përmbajtshmërinë dhe heshtjen tuaj mund ta kuptojë si shenjë që nuk dëshironi të bëni seks me të.

Lëshoni tinguj kënaqësie dhe shtrëngohuni që nga lëpirja e parë e vagjinës së saj, ndërkaq gjatë seksit lirohuni tërësisht dhe zëshëm merrni frymë sa t’ju dojë qejfi.

6. Seksi pornografik sipas shembullit të ngulitjes së gozhdëve

shtrati 2222

Natyrisht që nganjëherë seksi i egër, i pakontrolluar, spontan, i vrazhdë dhe kafshëror preferohet. Mirëpo, nuk do të thotë kjo se gjithsesi e nënkupton atë seksin pornografik kur shikuesin e zë gjumi duke e shikuar, sepse fjala është thjesht për “ngulitje” të njëtrajtshme dhe të pandjeshme.

Po qe se ju përshtatet seksi sipas modelit të ngulitjes së gozhdëve me çekiç, më mirë bëjeni në mënyrë jo të njëtrajtshme, njëherë ngadalë, pastaj më shpejt.

Që seksi të jetë interesant, mund të lozni dhe kështu për një kohë t’ia penetroni vetëm majën e penisit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply