Kush prej yjeve botërore vizitoi Kosovën…?

Kosova, megjithëse një vend i vogël për nga territori, ka qenë arenë e yjeve të mëdha botërore që kanë performuar nëpër skena të ndryshme, kryesisht në kryeqytet.

Veç performuesve, vendin tonë e kanë vizituar edhe figura tjera të famshme, si aktorja Angelina Jolie, Nickole Kidman, pastaj futbollisti brazilian me famë botërore, Ronaldo (i vjetër), e figura tjera të shquara nga fusha të ndryshme.

kidman_kosovo_1

Por, ata që mbahen mend më shumë janë yjet e muzikës që i dhanë një atmosferë madhështore vendit tonë.

I pari që mbahet mend për peformimin e tij madhështor ka qenë reperi me famë botërore, 50 Cent, i cili kishte performuar në stadiumin e Prishtinës për disa orë me radhë, dhe që ishte ndarë tejet i kënaqur me atmosferën e krijuar nga fansat e tij.

50 cent2

Veç tij, vendin tonë e ka vizituar edhe një reper tjetër, gjithashtu shumë i famshëm, Snoop Dogg (apo Snoop Lion, siç preferon të quhet tani). Edhe ky kishte zgjedhur stadiumin e Prishtinës për të kënaqur fansat e tij në Kosovë. Stadiumi ishte mbushur plot me fansa që i kishin lënë shije të mirë edhe reperit me pritjen e tyre.

Megjithëse kanë dominuar artistë të muzikës rep, vendin tonë e kanë vizituar edhe muzicientë të zhanreve tjera. Ndër ta mund të veçojmë bendin britanik, Morcheeba, të cilët kishin zgjedhur një sallë më të vogël për performancën e tyre, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, por që pritjet ishin tejkaluar pasi edhe për ta pati shumë kërkesa për t’i dëgjuar.

rita ora001

T’ju kthehemi sërish reperëve që kanë vizituar dhe performuar në vendin tonë. Pas 50 Centit dhe Snoop Lionit, në Prishtinë aterroi reperi “The Game”, i cili mbajti një prej koncerteve që vështirë se do të mund të harrohet nga audienca kosovare. Ai kishte zgjedhur sallën e “1 Tetorit” për të argëtuar fansat e tyre të cilët ishin në numër të madh atë natë.

Prishtinën e vizitoi edhe reperi tjetër xZibit, i cili ia doli ta mbushte përplot sallën “1 Tetori”. Fansat e tij, por edhe të tjerët që ishin prezent në atë koncert, u ndanë shumë të kënaqur me performancën e reperit. Njëjtë u nda edhe xZibit.

DMX kosove

E pas xZibit, vendin tonë e vizitoi edhe një reper tjetër i famshëm, as më pak e as më shumë se legjendari DMX.

Pas disa shtyrjeve të koncertit të tij, më në fund DMX arriti në Kosovë dhe bëri që shumë fansa të çmenden pas tij. E për të kompensuar në njëfarë mënyre shtyrjen e ardhjes në Prishtinë, DMX kishte marrë pjesë edhe në një dasmë lokale dhe ia kishte hedhur valles.

james blunt2

Por, Kosovën e kanë vizituar edhe yje tjerë të muzikës, si James Blunt, Shania Twain e Mariah Carrey, por që të njëjtit kanë performuar vetëm për forcat ushtarake të vendeve të tyre përkatëse të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Megjithatë, një yll që vizitoi Kosovën e që i kushtoi edhe një këngë vendit tonë dhe të saj, është Rita Ora. Me ëmbëlsinë dhe sharmin e saj, Rita ka bërë miliona fansa nëpër botë për vete. /NGJYRA.COM/

mariah carey KOsovo

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply