Në New York filloi ndërtimi i parkut të parë nëntokësor në botë

Një stacion i braktisur i metrosë në Lower East Island, në Manhattan të New Yorkut, pas disa vjetësh do të shndërrohet në parkun e parë nëntokësor në botë.

Parku, 1.5 hektarësh, do të ndërtohet 4.5 metra nën sipërfaqen e tokës, ndërsa ndriçimi i nevojshëm do të sigurohet nëpërmjet kabllove optike që do të transmetojnë energjinë diellore.

Krijuesit e këtij projekti janë ish-inxhinieri i NASA-s, James Ramsey dhe sipërmarrësi Dan Barasch. Parku pritet të hapet në vitin 2018.

Paratë për ndërtimin e këtij parku janë siguruar nga donacionet e qytetarëve. /NGJYRA.COM/

parku nyc91 parku nyc4444 parku nyc111 parku nyc555 parku nyc666 sadww3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply