Pikturat e pabesueshme të natyrës nga Jung Hwan

Jung Hwan është një piktor shumë i talentuar nga Korea Jugore, i cili, famën botërore e ka arritur falë pikturave të detajuara të natyrës, që duken shumë realiste.

Pikturat e tij duken më shumë si fotografi, dhe vetëm nëse afroheni fare pranë tyre, do të vëreni se ato janë krijuar me ngjyra nga dora e një mjeshtri të rrallë.

Ajo që i bën të veçanta pikturat e Jungut, janë teksturat e detajuara të gjetheve, drunjve, ujit, dhe në përgjithësi, gjithë peizazhit që ka kapur syri i tij artistik.

jung nat 0001

Krijimtaria e tij me të drejtë është pagëzuar me emrin, “Pikturimi i Natyrës”, ndërsa veprat e tij shiten për mrekulli në ankande të ndryshme botërore. Psh. piktura “Pyjet e heshtura”, ishte shitur qysh në vitin 2009 për afro 16,000 dollarë.

Se çfarë është në gjendje të krijojë Jung, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. Kënaquni! /NGJYRA.COM/

jung nat 0002 jung nat 0003 jung nat 0005 jung nat 0006 jung nat 0007 jung nat 0008 jung nat 0009 jung nat 0011 jung nat 0012 jung nat 0013 jung nat 0014 jung nat 0016 jung nat 0015 jung nat 0010

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply