Shtatë fakte të cilat nuk i keni ditur për penisin

Edhe pse mendoni që dini çdo gjë, kur është fjala për penisin, gjithmonë mund të priten befasi!

1. E keni ditur që pirja e duhanit mund të shkurtojë penisin për një centimetër? Duke pasur parasysh që ereksioni varet nga pasqyra e mirë e gjakut, nikotina e tepërt pikërisht mund të çrregullojë qarkullimin e gjakut. Tërhiqjani vërejtjen të dashurit tuaj lidhur me këtë dhe, nëse nuk brengoset që mund të sëmuret nga kanceri në mushkri, atëherë le ta kursejë penisin e tij.

2. Keni parasysh që orgazma mesatare e mashkullit zgjat 6 sekonda, ndërkaq e femrave 23. Prandaj, nëse jeni njëri ndër ata të cilat forcojnë barazinë e partnerëve ju duhet ta zgjasni … edhe tri herë.

3. Vetëm njëri ndër 400 meshkujt është mjaft fleksibil  që vetveten ta kënaq në mënyrë orale! Okej, menjëherë do të vazhdojmë tutje, duke mos e komentuar këtë hulumtim.

4. Ekzistojnë dy tipa penisësh. Njëri në ereksion zgjatet, ndërkaq tjetri që është i madh nuk rritet shumë kur arrin ereksionin. Sipas një ankete të revistës Men’s Helath 79% e meshkujve bëjnë pjesë në grupin e parë, ndërkaq vetëm 21% në të dytin.

5. Meshkujt të cilët duken më bukur kanë spermën më të fuqishme. Studiuesit spanjollë u kanë treguar femrave fotografitë e djelmoshave të cilët kanë spermë të mirë, mesatare apo të keqe dhe i kanë lutur që të zgjedhin njërin ndër ta. Femrat më së shpeshti kanë zgjedhur atë për spermën e të cilit pastaj është konstatuar se është më e fuqishmja.

6. Shkaktari më i shpeshtë i thyerjes së penisit është masturbimi energjik. Disa rreziqe vërtet nuk ia vlejnë.

7. Dhe, më në fund, një surprizë historike – penisi me të cilin pjesëtaret e gjinisë së bukur më së shumti janë kënaqur mbase mund të ishte penisi i mbretit të Tongos, Fatefeh, i cili gjoja u ka marrë virgjërinë 37.800 femrave midis viteve 1770 dhe 1784, që do të thotë 7 virgjëresha në një ditë. Dhe le të thotë dikush se nuk është mirë të jesh mbret! /NGJYRA.COM/ 

breket1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply