Shtëpi e përkryer ekologjike

Integrimi i dizajnit modern në një ndërtesë ekologjike është bazë për të krijuar hapësira interesante banimi në natyrë. Një kryevepër e tillë është rezidenca Wheeler, që ndodhet në parkun Menlo të Kalifornisë, e ndërtuar nga byroja projektuese  William Duff.

Wheeler-R13

Kombinimi i materialeve natyrore për realizimin e kësaj rezidence ishte një sfidë për arkitektin, mirëpo siç shihet nga fotot, ai ka krijuar një harmoni dhe elegancë si në interier ashtu edhe në ambientin e jashtëm.

Wheeler-R8

Po ashtu, përdorimi i paneleve solare, dyshemeja rrezatuese, ngrohja e ujit përmes rrezeve të diellit, si dhe ripërdorimi i ujit të shiut, e reduktojnë përdorimin e energjisë elektrike në maksimum. /NGJYRA.COM/

Wheeler-R2 Wheeler-R9 Wheeler-R10 Wheeler-R1 Wheeler-R6 Wheeler-R7 Wheeler-R11 Wheeler-R12 Wheeler-R5 Wheeler-R4 Wheeler-R3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply