Këshilla për shtimin e libidosë femërore

Çka duhet të bëni në mënyrë që sërish të përjetoni net të zjarrta si dikur? Si të ktheni libidonë tuaj? Ndani pak kohë për ju dhe për partnerin tuaj, harrojini dështimet e mëparshme…

Seksi është argëtues dhe i dobishëm për t’u ndier mirë dhe shëndetshëm. Shumica e femrave refuzojnë ato efekte pozitive të seksit, sepse libidoja e tyre është zvogëluar.

Në libidonë ndikon ushqimi

peshkimi 222

Ushqimi i drejtë dhe i ekuilibruar natyrisht që ka efekt të mirë në tërë trupin. Ushqimi i drejtë dhe i ndryshëm mund të zgjojë libidonë tuaj.

Erëzat kanë efekt të mirë nxitës. Disa nga to janë: hudhra, qepa, preshi, aliumi, xhenxhefili, kanella, piperi, piperi i zi, rrepani.

Mirëpo, krahas këtyre perimeve dhe erëzave, kujdesuni edhe për ajrin e pastër, në mënyrë që të mos e ndiqni partnerin.

Libidosë suaj i ndihmojnë edhe specialitetet e detit. Salmoni, sardelet ngritin libidon dhe kanë efekt të mirë në shëndetin, pastaj kanë plot thartinë omega yndyrore.

Edhe për libidonë nevojitet romantika

puthja shtrati3

Nuk është gjithmonë fajtor ushqimi i papërshtatshëm. Nganjëherë thjesht duhet ndarë kohë edhe për partnerin. Mos harroni t’i përkushtoheni partnerit.

Nëse komunikimi me partnerin është reduktuar në minimum, p.sh. asnjë racion në ditë nuk e hani bashkë. Nuk mund të prisni afshin në dhomën e gjumit.

Përgatitjani një mbrëmje romantike bashkë me shishe vere, mirëpo  mos e teproni me alkool, sepse do t’i shuani shkëndijat tek partneri.

Kujdesuni për trupin tuaj

modelja1101

Natyrisht që për jetë të mirë seksuale është me rëndësi të keni kondicion dhe energji të mjaftueshme, d.m.th., të jeni në humor të mirë. Për këtë nganjëherë është e nevojshme të ushtroni edhe jashtë dhomës së gjumit.

Tridhjetë minuta ushtrime në ditë me siguri do t’ju ndihmojë, kjo nuk është e thënë të jetë gjë e mundimshme, mjafton ecja e shpejtë apo vrapi i lehtë.

Mendoni për seksin!

femra shtrati1

Seksi dhe libidoja nuk vijnë vetvetiu. Nuk ekziston ndonjë sustë të cilën vetëm do ta shtypni dhe ajo do t’ju ofrojë afsh dhe dëshirë të zjarrtë.

Mendoni për seksin dhe seksualitetin si edhe për gjërat e tjera të rëndësishme gjatë ditës.

Lejoni që gjatë ditës seksi të jetë në mendimet tuaja dhe imagjinoni dhe mos i ngufasni fantazitë tuaja. Kur në fund arrini në shtëpi, me siguri do të provoni ta joshni partnerin që së paku ndonjë nga fantazitë t’jua plotësojë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *