Xherdan Shaqiri – nga Zhegra në Inter

[break] [break_title] 91-00 | Ikja nga Kosova [/break_title]

shaqa-foto2

I lindur në Zhegër të Gjilanit më 10 tetor 1991, Xherdan Shaqiri, bashkë me familjen e tij, si shumë shqiptarë tjerë të Kosovës, migroi në shtetet e perëndimit për një jetë më të mirë. Ata zgjodhën Zvicrën për të ndjekur ëndrrën, të cilën e Shaqa e realizoi me shumë mund.

[/break] [break] [break_title] 91-00 | Afërsia me futbollin [/break_title]

shaqa-foto1

Shaqiri, qysh në moshën e vegjëlisë, e donte futbollin dhe babai i tij vendosi ta angazhonte atë në klubin SV Augst qysh në moshën 4 vjeçare (1995-2000). Edhe pse askush nuk e njihte atëherë, angazhimi i madh dhe dëshira për t’u bërë një futbollist me emër, e bëri atë që të arrijë në majat e sportit më të ndjekur në botë.

[/break] [break] [break_title] 00-11 | Avancimi në karrierë [/break_title]

shaqa-foto5

Shaqiri, pas vitit 2000, kaloi në FC Basel me grupmoshat e të rinjve. Gjatë kësaj kohe, ai luajti në kupën U-15 Nike Cup 2007 dhe u shpall aso kohe lojtari më i mirë i turneut. Por, “Messi i Alpeve”, siç e quajnë Shaqirin në Zvicër, më 2009 u inkuadrua në ekipin e parë të Baselit.

[/break] [break] [break_title] 2012 | Fati i trokiti në derë [/break_title]

shaqa-foto6

Me Baselin, Shaqiri fitoi disa tituj të brendshëm, ndërsa më 2012, ai vendosi të kalojë në Gjermani tek gjiganti bavarez, Bayern Munich, për një shumë prej 11.6 milionë euro.

[/break] [break] [break_title] 2012 | Debutimi në Bayern [/break_title]

shaqa-foto7

Debutimi i tij zyrtar në Bayern erdhi në gushtin e po atij viti kur edhe kaloi në klub, dhe shënoi një gol në fitoren e klubit të tij prej 4 me 0 ndaj SSV Jahn Regensburg.

[/break] [break] [break_title] 2012 | Goli i parë në Budesliga [/break_title]

shaqa-foto8

Por, goli i tij i parë në Bundesliga erdhi vetëm në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të Ligës kundër Borussia Mönchengladbach, ndeshje e cila përfundoi baras 1 me 1, por që e la klubin e tij në vend të parë në gjysmëstinor.

[/break] [break] [break_title] 12-13 | Titujt e shumtë [/break_title]

shaqa-foto9

Edhe pse nuk luajti në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit 2012-13, 23 vjeçari nga Zhegra fitoi titullin me Bayernin, sikurse edhe titullin e Bundesligas e po ashtu edhe atë të DFB Pokal.

[/break] [break] [break_title] 2014| Qëndrimi në bankinë [/break_title]

Xherdan Shaqiri, the Bayern Munich and Switzerland winger, has become a target for Liverpool

Por, klubi bavarez, duke pasur në përbërje lojtarë tejet cilësorë, Shaqirin e la në bankën rezervë në pjesën më të madhe të qëndrimit të tij në Bayern. Duke parë këtë, shumë klube nisën të interesoheshin për shërbimet e tij.

[/break] [break] [break_title] 2014| Interesimi i shtuar për të [/break_title]

shaqa-foto11

Klube angleze, si Liverpool e Stoke City, shfaqën interesim të madh për zhegrasin, dhe, kur pritej vetëm nënshkrimi me Liverpoolin, Shaqiri bëri një njoftim të papritur, duke zyrtarizuar kalimin në Inter të Serie A.

[/break] [break] [break_title] 2015| Kalimi në Inter [/break_title]

shaqa foto12

Kalimi i tij në Inter u bë më 9 janar të këtij viti, ndërsa, edhe pse në ndeshjen e parë me klubin italian Shaqiri u inkuadrua si zëvendësim, në ndeshjen e dytë të klubit, Shaqiri u inkuadrua nga minuta e parë dhe shënoi gol për fitoren prej 2 me 0 ndaj Sampdorias në kuadër të Kupës së Italisë. /NGJYRA.COM/
[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply